Rritet numri i grave të dhunuara në Shqipëri, një në tre e kanë përjetuar gjatë 9-mujorit të fundit

25/11/2024 15:21

Një në tre gra ka përjetuar dhunë gjatë jetës së saj, qoftë kjo fizike apo psikologjike.

Në Shqipëri dhuna ndaj grave është shtuar, referuar kjo rritjes me 8.2% të raportimeve apo denoncimeve të grave të paktën gjatë 9-mujorit të parë të këtij viti.

Në ditën ndërkombëtare të eliminimit të dhunës ndaj grave nisi një tur çiklistik në të gjitha bashkitë  për të përcjellë mesazhin “Asnjë justifikim për dhunën ndaj grave dhe vajzave”.

Koordinatorja e përhershme OKB, Fiona McCluney thotë: “1 në 3 gra në të gjithë botën kanë përjetuar dhunë një herë në jetë. Edhe në Shqipëri, një në tre gra ka rënë pre e dhunës. Në 9-mujorin e parë të këtij viti është vënë re rritje e dhunës. Janë raportuar 4000 raste dhune, një rritje me 8.2 %  krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Dhe ky është një tregues i dhunës në rritje”.

Michele Ribotta e UN WOMEN Albania thotë: “Dhuna në Shqipëri është një shqetësim serioz në të gjithë hapësirën e territorit. Tanimë nuk flitet vetëm për dhunë fizike, por edhe dhunë psikologjike, dhunë online, dhunë në të gjitha format”.

Agjensitë e Kombeve të Bashkuara mbështesin e inkurajojnë qeverinë për zbatimin e ligjit kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Denada Seferi, zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tregon: “Nga kjo e hënë nisin 16 ditët e aktivizimit për sensibilizimin e luftës kundër dhunës ndaj grave. Turi çiklistik prej 1140 klm nga veriu në jug  simbolizon udhëtimin e përbashkët drejt një shoqërie pa dhunë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA