PD bojkotoi bisedimet me Presidentin për datën e zgjedhjeve, reagon Berisha: Haram Bego do të përcaktojë atë që do t’i thonë

25/11/2024 12:47

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një komunikimi me gazetarët komentoi bojkotin e bisedimeve me presidentin Bajram Begaj për datën e zgjedhjeve.

Ndërsa e quan presidentin “Haram Bego”, kreu i PD-së thekson se ai do të përcaktojë atë që i thotë kryeministri Edi Rama.

Berisha: PD është e sigurt që Haram Bego, e kam quajtur njëherë dhe nuk do ia heq më, do përcaktojë atë që i thotë Edi Rama.

Por, në rast se ekspertët tanë e gjykojnë se për votën e shqiptarëve jashtë vendit, ne nuk kemi kundërshti për të gjetur kohën më të përshtatshme, por të garantoj se Haram Bego, për të zmuthuar lidhjen me Begon tjetër, njëri e vë Begaj, tjetri Bego, i ndryshojnë këta mbiemrat, por mbiemrat e tyre nuk janë puna ime, pra ai cakton vetëm datën që i thotë Edi Rama. Nuk ka, mos bëhemi qesharakë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA