Në prag të protestës së nesërme, Berisha thirrje qytetarëve: Të ngrihemi dhe të shpëtojmë Shqipërinë

25/11/2024 18:51

Në eventin e përvjetorit të 112-të të ngritjes së flamurit në qytetin e Elbasanit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e përkujtoi si një akt të guximshëm të udhëhequr nga Aqif Pasha dhe elita e qytetit.

Gjatë fjalës së tij, ndër të tjera Berisha bëri thirrje për veprim për të shpëtuar Shqipërinë.

Në përmbyllje të fjalimit të tij, Berisha bëri thirrje për “vijimin e betejës për të drejtat demokratike, veçanërisht të drejtën për votim të lirë, duke kritikuar qeverisjen aktuale dhe duke e cilësuar atë si një diktaturë të drogës dhe krimit”.

“Sot, kërkohet nga çdo qytetar dhe qytetare e Elbasanit të ngrihemi dhe të shpëtojmë Shqipërinë nga kjo politikë e cila po shkatërron qënien, identitetin tonë kombëtar.

Kundër kësaj diktature, më e keqja në historinë në kuptimin e asaj, që diktaturat e bandave janë vlerësuar nga historianët si më të këqijat, sepse ato nuk ndjekin asnjë rregull, asnjë ligj, asnjë Kushtetutë, përveçse përroi psiqik të diktatorit.

Beteja që zhvillojmë sot është një kauzë e drejtë, është një kauzë e cila do fitojë.  Në rast se rikthehemi bashkë një vit më parë, dy vite më parë, apo qoftë edhe 6 muaj më parë do shohim se në kalvarin që i imponua”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA