Një 42-vjeçar shqiptar ka mbeturi vrarë me armë zjarri pasditen e së dielës në provincën Emilia-Romagna të Italisë.
Shqiptari i vrarë është identifikuar si Nikolin Nika, baba i dy fëmijëve, i cili u qëllua me armë zjarri tre herë në qafë dhe ndërroi jetë në vend.
42-vjeçari, sapo ka dalë nga një bar-kafe, është përballur në rrugë me personin që e ka plagosur për vdekje.
Pak më vonë karabinierët arrestuar një person të dyshuar si autor të krimit, edhe ai shqiptar.
Viktima me origjinë shqiptare jetonte prej vitesh në Bettola me familjen e tij dhe punonte në një kompani që përpunonte lëndë druri.
Dëshmitarët e parë të ngjarjes tentuan t’i jepnin ndihmën e parë dhe thirrën ambulancën, por nuk arriti t’i shpëtonte dot plagëve të marra.
Shqiptari tjetër u shoqërua në polici dhe pritet për tu marrë në pyetje.
Ende nuk dihen arsyet e përleshjes mes tyre, nëse ishte një konflikt i çastit, apo viktima kishte ndonjë llogari të hapur në Shqipëri.
Top Channel