26/12 22:45
Kryeministri Edi Rama riktheu në vëmendje “Paketën e Maleve” për të gjithë emigrantët që duan të investojnë në vendin tonë.
Gjatë takimit me diasporën në Londër, ai u bëri thirrje që të rikthehen në Shqipëri.
Rama: Nuk dua t’ju gërvisht plagën, por ku kur del dielli këtu duket si bora kur bie në Tiranë, çdo shqiptari të Britanisë që e ka lënë pas një shtëpi të vjetër në fshat i them sot investo tek ajo shtëpi tek ai truall, të ardhurat do të jenë shumë më të larta se dy palë punë këtu. Nga Britania e Madhe është kthyer atje në Malësinë e Madhe Gëzimi i cili mikpret turistë nga e gjithë bota dimër verë, pyeteni si del më mirë llogaria.
Top Channel