“Kishim një Shqipëri mos o zot, sot jemi krenarë”/ Rama thirrje shqiptarëve në Angli: Nuk po ju them merrni plaçkat, por hajdeni…

24/11/2024 14:43

Një vëmendje të madhe i kushtoi kryeministri Edi Rama imazhit të shqiptarëve sot kudo në botë, gjatë takimit me diasporën në Londër.

Rama tha se emri i Shqipërisë po rritet në nivel ndërkombëtar duke fituar reputacion dhe kjo duhet t’I bëjë krenar shqiptarët anembanë botës.

Rama përsëriti thirrjen që shqiptarët të kthehen në Atdhe.

“Kurrë nuk e kanë parë shqiptarët një politikan të përgjigjet para drejtësisë, po flasim për pushtete të ndara dhe të zgjedhur nga populli që përpara ligjit janë të barabartë. Të ishte për këta, Shqipëria nuk do ulej dot kurrë si e barabartë nëpër tryeza ndërkombëtare, të ishte për këta Shqipëria  nuk e priste dot kurrë të gjithë Evropën në një samit, nuk do e kryesonte kurrë OSBE-në. Të ishte për këta nuk do mikpriste samitin e komitetit politik evropian, i cili u bë në Britani këtë vit. Do të vijnë në Tiranë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm. Po kur thonë futëm Shqipërinë ne Nato, e futi SHBA. Samitin e NATO-s do e bëjmë të mundur ne se Shqipëria ka fituar reputacion ndërkombëtar. Të gjithë liderët e NATO do të vijnë në Shqipëri, ky është dallimi.

Do tju lutesha që askush të mos mendojë që Shqipëria është bërë bahçme lule. Në Shqipëri ka plot probleme, askush mos të mendojë që në këtë luftë kundër korrupsionit nuk ka gjeq ë nuk shkon, ka gjëra që nuk shkojnë. Ajo që kishim para një dekade ishte një Shqipëri mos o zot, e parë me sy të shtrembër nga e gjithë botë. Nga një emër i sikletshëm për shqiptarët, është kthyer në nam të mirë, jo kot falë miliona njerëzve që vijnë e vizitojnë. Jam i bindur që në çdo lagje ku jetoni, keni anglezë që ju thonë dua të shkoj në Shqipëri për pushime.

A e imagjinonit këtë? Kurrën e kurrës. Ju inkurajoj ta besoni se ky ndryshim do të vazhdojë dhe do të sjellë edhe atë që të gjithë shqiptarët do e dëshironin. Që dëshira për tu kthyer të jetë një shtysë e madhe. Jo për ti ngritur plaçkat, por për të pasur dy shtëpi. Për të pasur në Shqipëri të denjë për ëndrrën tuaj për Shqipërinë që ata të vegjlit që lindin këtu dhe që flasin shkëlqyeshëm do ti merrni për dore e ti çoni atje. Të thonë “im proud of my country”. Prandaj le ta vazhdojmë së bashku këtë rrugë të vetëdijshëm për gabimet, për të metat për gjithçka na mungon dhe duhet ta adresojmë. Ta ndajmë mendjen që flamurin e Skënderbeut që të gjithë i kujtojnë kur vijnë ditët e festat, që na bën të këndojmë “o sa mirë me qenë shqiptar” ta vëmë çdo ditë dhe të mos lejojmë asnjë ta hedhim poshtë”-u shpreh Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA