Në takimin me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe, kryeministri Edi Rama tha se ka ardhur koha që të kërkohet vetëm mirënjohje dhe respekt nga ky vend.
Rama tha se shqiptarët kanë kaluar sfida të rënda, njësoj si vetë Shqipëria e cila është sot më e fortë se kurrë.
Për incidentin që ndodhi para takimit, Rama tha se ishin 30 vetë që shanin jashtë dhe shembujt e tyre, duhen ndëshkuar me votë tha ai.
Rama: Shqiptarët janë kudo, ju jeni kudo. Ju meritoni vetëm mirënjohje nga ky vend dhe ne së bashku do kërkojmë nga ky vend vetëm respekt për çdo shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë. Ju përballuat sfida të rënda dhe sot jeni më të fortë se kurrë. Edhe Shqipëria ka përballuar sfida të rënda, dhe sot është me fortë. Ju jeni votues që për herë të parë do merrni pjesë në zgjedhje duke e gëzuar të drejtën e votës nga këtu ku jeni. Fare hapur ju them se pranverën e ardhme unë e dua votën tuaj nga ky gadishull për t’ju bërë edhe më krenar dhe për ta bërë Shqipërinë edhe më të të mirë, përfshirë dhe fëmijët e atyre që ishin te dera të verbuar dhe keqkuptuar.
Së bashku me ata pak si ishin futur këtu si diversantë të cilët nuk janë fajtor, sepse përgjegjësinë për fajin e tyre e kanë ata që ju me votë duhet ti tregoni se duhet të largohen njëherë e mirë. Ndasia është 3 mijë veta dhe 30 jashtë, të cilët nuk ndalonin së shari me shembullin e atyre që e kanë bërë parlamentin sokakun e të marrëve që shajnë e shajnë e shajnë dhe vetëm predikojnë shkatërrim. Sot nuk jeni më ata që ishit kur erdhët me emër tjetër, as Shqipëria nuk është më ajo që ishte 11 vite më parë.
Top Channel