“Dua t’ju kërkoj ndjesë për një grusht të verbërish atje tek dera”, Rama në Londër: Janë nxitur nga ata në Tiranë, kishin marrë me vete librin e shtëpisë

24/11/2024 13:43

Kryeministri Edi Rama po mban fjalën këtë të diel në takimin me shqiptarët e diasporës që jetojnë në Britaninë e Madhe.

Ai komentoi një grup protestuesish jashtë godinës të cilët bënin thirrje kundër kreut të PS. Rama i quajti ata një grusht të verbërish që nxiten nga ‘të verbërit’ në Tiranë.

Rama: Mbase nuk më takon mua por duke qenë se u bëra unë shkak që të vini sot këtu në një ditë pushimi dua t’ju kërkoj ndjesë për një grusht të verbërish atje tek dera që të nxitur nga të verbërit në Tiranë kishin marrë me vete librin e shtëpisë tonë dhe e bërtisnin aty përballë.

Megjithatë, me keqardhje, por pa asnjë dyshim me vetëdijen që edhe ata janë pjesë e familjes sonë të madhe, unë kam besim se kjo ndasi e vjetër është drejt fundit të saj.

Po vija këtu dhe po bëja bashkë mendimet për të ndarë me ju, mu kujtuan fjalët e asaj politikanes britanike dhe besoj që e mbani mend të gjithë, ish ministre e brendshme e këtij vendi përpara, pak a shumë një viti dhe më detyroi që të kujtoj se përpara disa ditësh këtu erdhi për një takim partia tjetër, ajo parti që nxit të tilla akte anti-shqiptare në tokë të huaj dhe kishin çuar një ftesë për ambasadorin tonë. Ambasadori ktheu përgjigje se ishte i gatshëm të shkonte në takim dhe pastaj ata nuk u bënë më të gjallë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA