Pas 11 ditësh, policia ka zbardhur vrasjen misterioze të ndërtuesit Eduart Reçi, i cili u ekzekutua me një plumb në kokë, në afërsi të banesës së tij pranë rrugës së “Elbasanit” në kryeqytet.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se në pranga, si autorë të dyshuar janë vënë dy vëllezër, Florian dhe Shkëlqim Duka, ky i fundit efektiv policie.

Ata kanë rënë “në dorën” e Policisë pas kryerjes së eksperimentit hetimor dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë përreth zonës, e po ashtu nga mbledhja e provave të tjera.

Sikurse raportoi më herët gazetarja Anila Hoxha, dyshohet se viktima he autorët kanë qenë në një konflikt pronësie.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA