Kujtim Plangaj, fermer nga fshati Postribë i Shkodrës, prej më shumë se 30 vitesh kultivon qepën autoktone shqiptare.
Kujtimi thotë se falë kësaj qepe arrin të sigurojë të ardhurat e familjes e për këtë arsye ai kërkon që të shënojë një rekord në librin Guinnes duke thurur me duar vargun më të gjatë të qepës në botë.
Por që të realizoj këtë rekord ai ka nevojë për mbështetje për leje nga bashkia Shkodër dhe e dyta për mbështetje financiare pasi duhet një sasi e madhe qepe.
Fermeri, Kujtim Plangaj: Këto dy varietet te qepës së Drishtit janë mbi 300 vjeçare, ose që në kohën e turkut. këto qepë kanë një një të veçantë që është enjëta fare që mbillet prej tre shekujsh.
Gazetarja, Rudina Muça: Sa toke ke dhe sa qep kultivon ?
Fermeri, Kujtim Plangaj: Unë kam gjashtë dynym tokë dhe katër prej tyre prej 30 vitesh i mbjell me qepë dhe prodhoj 20-25 ton qepë. E unë për respekt të urës së vjetër të Shkodrës, që është mbi 300-vjeçar dhe ajo, dua të bëj një varg qepe të gjatë sa Ura e Mesit, ku dua të hyj dhe në librin Guinnes me këtë gjë.
Gazetarja, Rudina Muça: Sa e metra e gjatë është ajo urë?
Fermeri, Kujtim Plangaj: Ajo urë është afërsisht 110 metra e gjatë.
Gazetarja, Rudina Muça: E sa ton qepë kërkon realizimi i këtij vargu?
Fermeri, Kujtim Plangaj: Ajo kërkon diku tek 1.5 ton qepë që të bëhet.
Gazetarja, Rudina Muça: Dhe për sa ditë duhen që ta bësh një gjë të tillë?
Fermeri, Kujtim Plangaj: Duhen 2-3 punëtore dhe unë e realizoj për pesë ditë.
Gazetarja, Rudina Muça: A ka thur dikush tjetër një varg të tillë?
Fermeri, Kujtim Plangaj: Këtë ide askush nuk e ka bërë më parë, është e imja.
Top Channel