Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të ndryshme, pohoi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë Erin Elizabeth McKee, ndihmësadministratore në Byronë për Europë dhe Euroazi në USAID, duke lënë kështu të kuptohet se kjo gjë nuk ka përse ndryshon as tani.
“Angazhimi ynë, përkushtimi i popullit amerikan ndaj popullit të Kosovës, kanë vazhduar dhe jam e bindur se do të vazhdojnë”, shprehet ajo.
McKee, e cila po viziton Kosovën me rastin e 25-vjetorit të punës së USAID-it në Prishtinë, theksoi se prioritetet e këtij organizmi në të ardhmen do të fokusohen në ofrimin e ndihmës për Kosovën në rrugën e saj euro-atlantike, në tranzicionin drejt një energjie më të gjelbër dhe të rinovueshme dhe në konsumimin e mundësive ekonomike.
“Unë nuk mund të parashikoj se cilat do të jenë politikat e presidentit të sapozgjedhur – megjithëse të gjithë kemi kaluar nëpër administrata të shumta së bashku, në fakt, pesë presidenca të ndryshme, duke përfshirë edhe administratën e presidentit Trump – dhe mund të them se marrëdhënia nuk është lëkundur. Përkushtimi ynë, përkushtimi i popullit amerikan ndaj popullit të Kosovës ka vazhduar, dhe kam besim të plotë se do të vijojë kështu”, u shpreh ajo.
McKee parashikon se në përgjithësi, Shtetet e Bashkuara nuk do ta ndryshojnë pozicionin dhe punën e tyre ndaj të gjithë partnerëve europianë, e kjo vlen edhe për Kosovën.
Top Channel