“Dialogu nuk do ketë sukses”, ish-kryenegociatori i Serbisë për dialogun me Kosovën shikon si pengesë asociacionin

23/11/2024 12:37

Ish-kryenegociatori i Serbisë në bisedimet me Kosovës konstaton se Prishtina dhe Beogradi nuk do të mund të arrijnë asnjë marrëveshje për të ecur përpara pa zbatuar marrëveshjet paraprake.

Borko Stefanoviq, duke thënë që Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, adreson si pengesë në dialog, është mosimpelementimi i marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Nuk ka një problem për të arritur një marrëveshje finale, ta quajmë si një marrëveshje “ombrellë”, për aq kohë sa mund të ia dalim të implementojmë elementet kyçe të marrëveshjeve të kaluara, të paktën këto elemente veçanërisht që për neve në Beograd. Një prej çështjeve është Asociacioni, kështu që pa asociacioni, nuk shoh vullnet politik nga të dyja palët për të ecur përpara”, tha Stefanoviq.

Ish-kryenegociatori serb thotë se palët nuk po gjejnë rrugën drejt normalizimit edhe për faktin se liderët e dy vende nuk e duan këtë.

“Mendoj se Vuciçi duhet të implementojë atë se çka ka pranuar dhe Kurti duhet të implementoj atë se çka ka pranuar. Është kaq e thjeshtë. Nuk di pse luajnë këtë lojë. Në fakt e di, sepse Kurti ka zgjedhje dhe atij i duhet të jetë i famshëm me votuesit tuaj dhe Vuciçi dëshiron të mbajë pushtetin me çdo kusht”, tha më tej ish-kryenegociatori.

Stefanoviq që është nënkryetar i partisë opozitare në Serbi, fajëson presidentin serb Aleksandar Vuciq për nxitjen e serbëve në dorëheqjen nga institucionet e Kosovës. Sipas tij, kjo solli një katastrofë.

I pyetur për sulmin terrorist të Banjskës, opozitari serb thotë që Serbia duhet të mbajë përgjegjës sulmuesit, vecanërisht Milan Radojiciqin, për të cilin thotë se ka afërsi me pushtetin.

“Mendoj se ky akt është kriminal dhe nënkupton që zyra e prokurorit dhe gjykata këtu duhet të veprojnë e të mbajnë prapa grilave të gjithë ata që janë përgjegjës. Këtë duhej ta kishim bërë dje. Duhet të tregojmë që jemi një vend demokratik dhe zbatues të ligjit, që nuk jemi aktualisht nën këtë regjim. Janë të afërt personalisht, politikisht, financiarisht. Është mister për mua që ky person ende është i lirë. Nuk mendoj që është e mirë dhe e pranueshme”, u shpreh Stefanoviq.

Borko Stefanoviq ka mbajtur postin e kryenegociatorit të Serbisë në dialogun me Kosovën për dy vjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA