Sulmohet baza italiane e Unifil në Liban, plagosen katër ushtarë

22/11/2024 14:36

Sulmohet baza italiane Unifil (mision paqeruajtës i OKB) në Liban.

Për pasojë katër ushtarë italianë u plagosën. Sipas informacioneve të deritanishme, baza është goditur nga dy raketa.

Sa i përket të lënduarve, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas një deklarate të ministrit të Jashtëm italian, Antonio Tajani, Hezbollah është përgjegjës për sulmin. Megjithatë sulmi nuk është marrë përsipër nga askush.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA