Mbahet brenda spitalit seanca gjyqësore ndaj 14-vjeçarit që vrau Martin Canin, momenti kur prokurorja hyn brenda
22/11/2024 10:47
Ka nisur brenda ambienteve të një spitali privat seanca gjyqësore ndaj M.P., 14-vjeçarit që vrau me thikë Martin Canin dhe plagosi rëndë shokun e tij gjatë një sherri.
Jashtë ambienteve të spitalit para nisjes së seancës është parë prokurorja Alma Felaj.
I mituri M.P., ndodhet në një spital privat pas plagëve që mori gjatë sherrit ku mbeti i vdekur bashkëmoshatari, aty ku do të mësojë edhe masën që do jepet ndaj tij.
Top Channel