“Akt poshtërues” e cilësoi kreu i Partisë Demokratike vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që vendosi që t’i kthehej pasaporta ish-kryeministrit, duke shfuqizuar masën e ndalimit jashtë shtetit.
“Gjykata Kushtetuese, me vendimin e saj u bë pjesë e grushtit të shtetit, e grabitjes së pushtetit të parlamentit nga mercenarë, gjykatës me katër mbiemra. Irena me 5 mbiemra, Dumani me pesë apartamentë. Kanë deklararuar shkeljen e parimit të porporcionalitetit.
Gjykata shkrojti jo vetëm kushtetutën, por edhe kartën universale të të drejtave të njeriut. Ajo gjykatë, për të mbrojtur grushtin e shtetit, përvetësimin e pushtimit të parlamentit, shkoi deri në shkallën absurde, të shpallë lirinë e lëvizjes, jo një liri jo individuale. Sipas saj, liria e lëvizjes nuk përfshihet në liritë personale apo individuale. Nuk mund të ketë akt më poshtërues për një jurist që ka alfabetin e ligjit dhe kushtetutës. Liria e lëvizjes, është liria më themelore. Ajo sanksionohet në Konventën e të Drejtave Evropiane të Njeriut. As në gjykatat naziste, nuk thuhet se liria e lëvizjes, nuk na qenka liri individuale”, u shpreh ai.
“Kushtetuesja” vendosi që t’i kthehej pasaporta ish-kryeministrit, duke shfuqizuar masën e ndalimit jashtë shtetit. Ndërsa në lidhje me kërkesën për rrëzimin e masës detyrim për t’u paraqitur në SPAK, Gjykata Kushtetuese e quan të ligjshme.
Masa arrest shtëpie, ku ndodhet aktualisht nuk ishte objekt i shqyrtimit nga Kushtetuesja.
Berisha ka ankimuar masën e parë, detyrim paraqitjeje të 21 tetorit 2023, që më pas u kthye nga GJKKO në masë shtrënguese “arrest shtëpie”.
Top Channel