“Edukata”, lënda që nuk kryhet/ Në shkolla anashkalohet në programet mësimore ora e edukatës shoqërore

22/11/2024 13:14

Dita ndërkombëtare e fëmijëve i gjen fëmijët shqiptarë më të pasigurt se kurrë.

Një adoleshent u vra me thikë në mes të kryeqytetit nga bashkëmoshatari i tij, një vit pasi në të njëjtat rrethana një tjetër mbeti i vrarë në Gramsh. Një adoleshente u vetëvra teksa bullozohej në rrjetet sociale e dhjetëra raste të tjera, paralajmëruese të tragjedive shënohen çdo ditë. Pa shfajësuar asnjë hallkë të zinxhirit të edukimit të një fëmije, specialistët e arsimit vënë theksin tek problemet në shkolla.

Ndërkohë që nxisim fëmijët me ngulm drejt shkencave po harrojmë rëndësinë e edukatës shoqërore dhe sjelljes në komunitet. Sipas pedagoges Natasha Poroçani lënda ë edukatës shoqërore në shkolla nuk kryhet.

Sot në ditën ndërkombëtare të fëmijëve nuk ka nevojë për dhurata apo fjalime motivuese. Sot fëmijët shqiptarë kanë nevojë vetëm për siguri dhe edukim cilësor familjar e shoqëror për tu rritur individë te përgjegjshëm larg dhunës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA