9 persona, mes tyre 4 shqiptarë janë arrestuar nga policia greke nën akuzën e shpërndarjes së drogës në Patra.
Një zyrtar i Prefekturës së Greqisë Perëndimore, një shofer ambulance, një punonjës i Universitetit dhe një zjarrfikës, të gjithë shtetas grekë, bashkëpunon me 4 shtetas shqiptarë dhe një grek për tregtinë e kokainës dhe marijuanës. Drejtuesi i grupit kriminal ishte një 49 vjeçar shqiptar.
Gjatë operacionit të policisë, u sekuestruan rreth 74 gram kokainë, rreth 144 gram marijuanë, 23 tableta Xanax, 10 tableta Lexotanil, 9 tableta Stedon, 1 grirëse marijuane, 7425 euro, 3 peshore elektronike, 1 pistoletë me ajër, 1 shufer metalike e palosshme, 12 celularë, karta SIM, 1 automjet dhe 3 motorrë.
Dosja hetimore përmban edhe 30 shtetas të tjerë, mes të cilëve një polic, një tjetër zjarrfikës dhe dy zyrtarë të pushtetit lokal.
Sipas policisë greke, grupi kriminal shiste lëndë narkotike me doza në Patra. Disa prej klientëve të tyre ishin zyrtarë publikë ndërsa në disa raste vendi i shitjes ishte kthyer Universiteti i Patrës për të shmangur kontrollet policore.
Top Channel