“Shqipja do rreshtohet si ndër gjuhët më të rralla”/ Rama në Kuvendin Kombëtar: Është e hatashme sesi injorantët nxjerrin teza…

21/11/2024 10:54

Këtë të enjte u mbajt Kuvendi Kombëtar për Gjuhën Shqipe, kur pjesëmarrës ishte edhe kryeministri Edi Rama.

“Shqipja do të rreshtohet ndër me të rrallat e gjuhëve të Bashkimit Europian. Dua të them se ky Kuvend vjen si një produkt i samitit të tretë të Diasporës që u mbajt në Tiranë në nëntor të vitit të shkuar, ku shqipja ishte një nga temat kryesore dhe nga ku ne dolëm së bashku në disa përfundime dhe morëm disa angazhime. Ma ha mendja se është ky vendi për të lidhur këtë Kuvend edhe me Xhaferrit që sot nuk jeton më, por ishte shqiptari që pati idenë të kërkojë që dita e Alfabetit të jetë festë kombëtare për shqiptarët në Maqedoni. Në zinxhirin e historisë sonë ka pasur disa besëlidhje. Kongresi i Manastirit, një grup shqiptarës patën vullnetin ti japin shqiptarëve atëherë dhe përgjithmonë alfabetin e tyre, në kushtet që nuk ishte aspak diçka e lehtë apo diçka qe do të ndodhte medoemos.

Kongresi ku At Gjergj Fishta tha uluni burra t zgjedhim një komision se çfarë do bëjmë sot për të mirën e shqiptarëve nesër. Mitat Frashëri paraqiti vizionin për një alfabet të gjuhës shqipe, jo arab e helen dhe të gjitha këto ishin opsione kërcënuese që peshonin mbi supet e pjesëmarrësve në atë kongres. Historia ka folur dhe ka treguar sesa e guximshme ishte vendimmarrja e atij kongresi, për një alfabet të veçantë për te shprehur shpirti dhe botëkuptimin e shqiptarëve.

Është e hatashme sesi delirantë dhe injorantë me damkë, sot reklamojnë gjithfarëlloj tezash ndërkohë që borxhi ynë dhe i të gjithëve, në radhë të parë bëhet gjithnjë me i madh sepse krahas këtyre zërave që do të ishin përndryshe për të qeshur nëse nuk do jetonin këtë kohë kur barbarizmat në fjalor nuk do gjenin shesh për të bërë bërë përshesh na bën të jemi të alarmuar dhe të bëjmë çmos për të rezistuar”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA