Rusia sulmoi me raketë balistike ndërkontinentale Dnipron, reagon Zelensky: Fqinji ynë i çmendur po përdor Ukrainën si një terren testimi

21/11/2024 14:23

Shpejtësia dhe lartësia e një rakete të lëshuar nga Rusia për herë të parë kundër Ukrainës sot tregojnë se ajo ishte një raketë balistike ndërkontinentale, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Presidenti ukrainas tha se ekspertët po kryejnë një hetim për të identifikuar llojin e raketës.

“Të gjitha karakteristikat e tij: shpejtësia, lartësia janë ato të një rakete balistike ndërkontinentale. Opinioni i ekspertëve është në vazhdim. Fqinji ynë i çmendur po përdor Ukrainën si një terren testimi. Ky sulm i paprecedentë tregon në çfarë mase (Vladimir Putin) ka frikë”, tha Zelensky.

Raketa balistike ndërkontinentale ruse që Ukraina thotë se u hodh në qytetin e Dnipro sot ishte një RS-26 Rubezh, raportoi media ukrainase Ukrainska Pravda, duke cituar burime të paidentifikuara.

Sipas Shoqatës së Kontrollit të Pajisjeve, RS-26 ka një distancë prej 5,800 kilometrash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA