Rritje te pensioneve dhe pagave, zbardhen amendamentet e PL-së për buxhetin 2025

21/11/2024 15:42

Zbardhen amendamentet e propozuar nga Partisa e Lirisë për Buxhetin 2025.

Prezantimi i tyre u bë nga Tedi Blushi dhe Petraq Milo.

Pikat kryesore janë rritje e pensioneve me 6.8 %; rritje e pagave 6.2%’ rritje e ndihmës ekonomike 20% dhe anulim të pagesave për inceneratorin e Tiranës.

Propozimet:

Të parashikohet rritja e pagave duke filluar nga 1 Janari i vitit 2025 në nivelin 6.2% i barabarte me nivelin e pritshëm të inflacionit për vitin 2024 ne 2.3% dhe rritjen ekonomike në nivelin 3.8% me një efekt për periudhën vjetore në 7.9 miliard lekë

 Të parashikohet rritja e pensioneve duke filluar nga 1 Janari i vitit 2025, në nivelin 6.8% e barabarte me nivelin e pritshëm të inflacionit te artikujve ushqimore ne 2.8% si dhe rritjen ekonomike te parashikuat te vitit 2024, me një efekt për periudhën vjetore në 17.8 miliard lekë, ose një efekt shtesë neto në 16.2 miliard lekë duke marrë nëkonsideratëparashikimin e rritjes për 1.6 miliard lekë në projekt buxhetin e propozuar

 Të parashikohet rritja e ndihmës ekonomike, paaftesisëdhe papunësisë në masën 20 % mbi atë që është planifikuar me një efekt vjetor në 5.6miliard lekë

 Të parashikohet rritje në 10% të buxhetit të Ministrisë së Arsimit mbi rritjene planifikuar te draft buxhetit te paraqitur, me një efekt shtesë në 6.2 miliard lekë, me qellim kryesor rritjen e investimeve per Ministrine e Arsimit si dhe rritjen e fondeve per Kerkim Shkencor

 Të parashikohet një rritje në 10% të buxhetit tëMinistrisë sëShëndetësisë mbi rritjen e planifikuar te draft buxhetit te paraqitur me menjë fond shtesë në 8.0 miliard lekë

 Të parashikohet një rritje në 10% të buxhetit të Ministrisë së Bujqesise mbi rritjen e planifikuar të draft buxhetit te paraqitur menjë fond shtesë në 1.5 miliard lekë

Efekti total i këtyre masave është 45.3 miliard lekë.
Propozimet për të mbuluar këtë shtesa te propozuara ë në buxhetin e vitit 2025 pa prekur nivelin e deficitit buxhetor, janë si më poshtë.

 Shkurtimi në 10% të investimeve me financim të brendëshëm menjë efekt vjetor në 11.2miliard lekë.

 Shkurtimin në5% të shpenzimeve operative, duke përmirësuar administrimin financiar të kesaj kategorie te shpenzimeve me një efekt në3.4miliard lekë

 Uljen e nivelit te informalitetit te deklarimit te pagave ne masen 10% me efekt rritjen e kontributeve shoqerore dhe shëndetësore me një efekt vjetor shtesë te te ardhurave në masën 16.9miliard lekë

 Ne uljen e perjashtimeve tatimore (shpenzimeve tatimore) jo efektive nga pikpamja ekonomike dhe sociale në nivelin 5% me një efekt shtese te te ardhurave në 6.3 miliard lekë

 Nga rritja e të ardhurave për periudhën vjetore nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nga rritja e pagave me efekt rreth 2.2 miliard lekë

 Nga anullimi i koncensionit me financim buxhetor te portit te jahteve Orikum me efekt 0.96 miliard lekë

 Nga anullimi i koncensionit me financim buxhetor te kontrollit te check – up me efekt 0.88 miliard lekë

 Nga anullimi i koncensionit me financim buxhetor per instrumentat sterilizues kirurgjikal me efekt 1.90 miliard

 Nga anullimi i koncensionit me financim buxhetor te inceratorit te Tiranes me efekt 1.27 miliard lekë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA