22/12 21:36
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar projektin e ri të Ujërave Termale të Bënjës në Përmet.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se pavarësisht dëmtimeve, vizitorët dhe turistët janë shtuar vit pas viti, dhe ky projekt që nis së shpejti do të krijojë kushtet për ta shijuar deri në fund atë bukuri të rrallë.
‘Mirmëngjes, dhe me projektin e ri të ripërtëritjes së një destinacioni krejt special të krijuar nga natyra e të dëmtuar nga dora e robit – Ujërat Termale të Bënjës – ku pavarësisht dëmtimeve, vizitorët dhe turistët janë shtuar vit pas viti, e ku ky projekt që nis së shpejti do të krijojë kushtet për ta shijuar deri në fund atë bukuri të rrallë, ju uroj një ditë të mbarë‘-shkruan Rama.
Top Channel