Në prag të këtij sezoni festiv, ku çdo familje nis blerjet për dekoret, aksesorët dhe dhuratat, një vizitë në rrjetin e dyqaneve JUMBO është zgjidhja më e mirë dhe praktike.
Në Jumbo gjeni mijëra artikuj për dekorimin e pemës, përgatitjen e tavolinës, por edhe dhurata të ndryshme për të gjithë të dashurit e zemrës.
“E kemi organizuar dyqanin që të gjeni me lehtësi produktet tuaja të preferuara dhe shumë më tepër”, tha Arsa Balashi.
Prej vitesh JUMBO është bërë pjesë e përditshmërisë të secilit, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh, me çmimet më të mira.
“Këtë vit do te gjeni me shume produkte për dekorime dhe dhurata”, tha Eljon Paci, punonjës magazine.
E ndërkohë ky sezon sjell edhe shumë artikuj të rinj me dizajn unik, që mund të përzgjidhen mes 30.000 produkteve të shumëllojshme, që ofrohen në secilin dyqan JUMBO dhe online në www.jumbo.al
“Jemi gati për t’ju shërbyer më shpejt gjatë ditëve të festave”, thotë Semiha Sula, kasiere.
Jumbo është një kompani ndërkombëtare e cila operon kryesisht në shitjen e lodrave, artikujve për bebe, artikujve sezonalë dhe dekorative, produkteve për shtëpinë dhe më shumë. Jumbo është padyshim retailer-i më i madh e inovator dhe i vetmi që sjell cilësi produktesh të certifikuara edhe në vendin tonë.
“Kur jam në Jombo më vjen t’i blej të të gjitha. Ne të gjitha dhuratat e fundvitit kemi nisur t’i blejmë këtu. Unë do të blej një Babagjysh të madh dhe drerë”, shprehen qytetarët.
Dyqanet JUMBO mund t’i gjeni në: TEG, QTU, Fier, Shkodër, Durrës, Elbasan, Vlorë, Korçë dhe Lezhë, aty ku mund të blini me çmimet më të mira, të argëtoheni dhe të merrni më shumë buzëqeshje. JUMBO është pjesë e Grupit BALFIN, një nga grupet më të rëndësishme dhe më të suksesshme të investimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Top Channel