Alarmin që ngriti për rrezikun e dështimit të votës së diasporë shkresërisht, Ilirjan Celibashi vendosi ta shuajë me zë dhe figurë.
Shqetësimi i operatoreve postar lidhur me afatet kohore për komisionerin janë të zgjidhshme dhe jo një mision i pamundur.
“Zero rrezik për votën e diasporës”, u shpreh Celibashi.
Në një intervistë për Top Channel, sekretari për çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso, i mbylli derën votimit dhe numërimit elektronik, jo vetëm në Tiranë, por edhe në çdo qark tjetër, për shkak të mungesës së besimit në teknologjinë e implementuar nga ana e KQZ.
Komisoneri ka vendosur të bëjë çdo përpjekje për të ndryshuar mendjen e demokrateve, me Celibashin që iu përgjigj duke thënë se do jepen të gjitha garancitë.
Socialistët këmbëngulin që votimi elektronik të implementohet edhe pa dëshirën e PD, por kreu i KQZ nuk e reflektoi një qasje të tillë në konferencën e tij me gazetarët.
Top Channel