Krahas vijimit të drejtimit politik të qarkut Dibër Blendi Gonxhja do të japë kontributin e tij në funksion të zgjedhjeve 2025 për Partinë Socialiste edhe në Tiranë.
Blendi Gonxhja Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit do të punojë edhe si i deleguar në Njësinë 6 në Tiranë.
Burime nga PS i thanë Top Channel se Blendi Gonxhja nuk është larguar nga drejtimi politik i qarkut Dibër.
Krahas Dibrës do të përfshihet edhe në fuqizimin e degës të PS në Njësinë 6 për të maksimalizuar votat e kësaj njësie në parlamentaret e 2025.
Vetë Blendi Gonxhja për këtë angazhim të ri në njësinë 6 në rrjetet sociale mbrëmjen e mërkurës publikoi këtë koment:
“Me kolegen Ogerta Manastirliu për angazhimin e ri politik në Tiranë, ku rrisim forcat për qarkun lokomotivë dhe fuqizojmë organizimin në çdo njësi! Kombinati në veçanti, njësia 6, ku do të optimizojmë e zgjerojmë ekipin – me frymën e gjithëpërfshirjes që Partia Socialiste e jetëzon si asnjë forcë tjetër politike, mes shokësh të çmuar të disa fushatave fitimtare që na lidh misioni i përbashkët për tu qenë pranë qytetarëve dhe komunitetit, nga role e detyra të ndryshme që burojnë nga votëbesimi elektoral e demokratik.”
Top Channel