Është zbardhur dëshmia e 14-vjeçarit Mario Perlleshit, i cili ka vrarë me thikë bashkëmoshatarin e tij, Martin Canin.

Në dëshminë e siguruar nga gazetarja e Top News Alketa Shaba, 14-vjeçari ka deklaruar se sherri ka nisur “sepse po më shikonte”.

“Jemi zënë të premten sepse po më shikonte. E kishin lënë për t’u sqaruar. Pastaj jemi zënë sërish të hënën. Ai lajmëroi shokët si dhe unë shokët e mi. Gjatë përleshjes ndodhi ajo që ndodhi”.

I pyetur nëse është penduar ai nuk ka pranuar të flasë. Ndërkohë as thikën nuk tregon se ku e ka fshehur. Ai ka thënë se nuk e kishte në shkollë brenda, por e kishte fshehur diku aty afër.

Ngjarja që ka tronditur opinionin publik ka ndodhur mesditën e së hënës, pas përfundimit të mësimit. Autori dhe viktima kishin lënë të sqaroheshin, por që rezultoi fatale për Martin Canin.

Goditjet me thikë, disa herë, i kanë marrë jetën të miturit. Ndërkohë që autori ka publikuar foto me dorën e plagosur pas ngjarjes, ndërkohë që nuk ka munguar as ekspozimi në rrjete sociale i thikës të cilën e ka përdorur për t’i marrë jetën Martin Canit dhe plagosur katër herë shokun e tij, i cili për momentin ndodhet në spital në gjendje të stabilizuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA