Takimi me Begajn për datën e zgjedhjeve parlamentare/ Kreu i PDIU: Nevojitet kohë për votën e emigrantëve! Propozuam…

20/11/2024 11:59

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi foli për gazetarët pas takimit me presidentin Bajram Begaj për të caktuar dhe dekretuar datën e zgjedhjeve parlamentare.

Idrizi u shpreh se nevojitet kohë për votën e shqiptarëve jashtë vendit, ndërsa shtoi se data e propozuar ishte 9 maji dhe dy datat e tjera pasuese.

“Patëm një diskutim formal, konstruktiv me presidentin Begaj. Datat janë të njohura. Ka nevojë për më shumë kohë për votën e diasporës. Duhet të ketë një kohë të arsyetuar. Atë ditë zgjedhin shqiptarët. Asnjë parti politike nuk duhet të ketë avantazh. Besoj Presidenti do ketë konsulta me partitë e tjera.

Ne lëvizim mes datës 9 dhe dy datave të tjera. Unë kërkova, dhashë si kërkesë, opinionin është fakti që për sa kohë nuk ka një dakordësi nga partitë e mëdha për modalitetin e votës, duhet marrë parasysh që ende nuk jemi gati, nuk ka dakordësi. Jemi këtu për të thënë çfarë mendojmë. Do doja një datë sa më të arsyeshme, që ne të kemi mundësi tu japim atyre që kemi hallin e votës së diasporës.”, u shpreh Idrizi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA