Sulmet ruse në Ukrainë/ Ndryshe nga SHBA dhe Greqia, Britania do të mbajë të hapur ambasadën e saj në Kiev

20/11/2024 10:37

Ndryshe nga SHBA dhe Greqia, Britania nuk do e mbyllë ambasadën e saj në Kiev.

Në një deklaratë për publikun, zyra e Jashtme britanike thotë se “Megjithatë, siguria e stafit tonë në Ukrainë është parësore dhe ne e mbajmë qëndrimin tonë të ambasadës dhe këshillat e udhëtimit nën shqyrtim të vazhdueshëm”.

Më herët, SHBA tha se kishte mbyllur përkohësisht ambasadën e saj në Kiev dhe i tha stafit të strehohej në vend për shkak të shqetësimeve për një sulm ajror rus në kryeqytetin ukrainas këtë të mërkurë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA