Një 31-vjeçar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gribë në Gramsh.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50, ku 31-vjeçari A. T., 31 vjeç, dyshohet se duke manovruar me motomjet, në oborrin e banesës së tij, aksidentalisht është rrëzuar dhe është dëmtuar në kokë nga gurët në oborr.

Për shkak të dëmtimeve, A. T. ka humbur jetën ndërkohë që transportohej në spital.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA