20/11 11:45
Pas Uashingtonit, edhe Athina do të mbyllë ambasadën e saj në Kiev.
Shkak është bërë frika nga një sulm ajror nga Rusia.
“Ambasada e Greqisë, për arsye sigurie, sot do të qëndrojë e mbyllur për publikun. Ju lutemi, pasi shmangni lëvizjen dhe qëndroni në vende të sigurta”, thuhet në deklaratën e ambasadës greke në Ukrainë.
Ambasada amerikane në njoftimin e saj thotë “Ambasada do të mbyllet dhe punonjësit e Ambasadës janë udhëzuar të strehohen në vend, si masë parandaluese. Ambasada amerikane i këshillon shtetasit amerikanë të jetë të gatshëm për strehim të menjëhershëm në rast se njoftohet për ndonjë sulm ajror”.
Top Channel