Skandali me Jeffrey Epstein, Princi Andrew humb zyratarisht të gjithë titujt dhe dëbohet nga Royal Lodge
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas me një postim në rrjetin social Facebook pas takimit me partitë e vogla politike.
Kreu i shtetit theksoi se për zgjedhjet duhet të jetë një fushatë me ballafaqim alternativash dhe llogaridhënie nga qeveria dhe opozita.
“Legjislaturës X të Kuvendit po i afrohet fundit dhe koha që pushteti të kthehet te zgjedhësit po afron. Ky pushtet i zgjedhësve nuk duhet të reduktohet vetëm në një datë kalendarike që Presidenti i Republikës e cakton për shqiptarët me qëllimin që ata të shprehin vullnetin e tyre.
Dekretimi i datës së zgjedhjeve duhet të shënojë fillimin e një procesi intensiv konsultash dhe llogaridhënie për të gjithë aktorët politikë, qeveritarë e opozitarë.
Ky proces thelbësor për demokracinë duhet të shndërrohet në shfaqje të mirëfilltë pjesëmarrjeje dhe angazhimi qytetar.
Diskutimi i çiltër, i përgjegjshëm, serioz dhe vizionar, duhet të shoqërojë çdo hap të komunikimit të politikanëve me zgjedhësit.
Vullneti politik i zgjedhësve duhet të ngjizet bazuar në debatin e hapur, transparent e konstruktiv, në ballafaqimin civil të alternativave, dhe jo keqpërdorim të pushtetit administrativ dhe atij zgjedhor, apo në oferta elektorale të paligjshme.
Një proces i drejtë elektoral ka hap të parë caktimin e datës së zgjedhjeve, duke u nisur nga interesi më i mirë i zgjedhësve, duke peshuar me paanësi argumentet pro dhe kundër secilës alternativë dhe duke tërhequr në vendimmarrje zërin e një spektri të gjerë aktorësh politikë e institucionalë.
Këtij qëllimi i shërben më së miri konsulta e nisur sot, me shpresën dhe urimin që palët e thirrura në konsultë do ta mirëpresin atë me të njëjtin seriozitet, respekt dhe përgjegjshmëri, me të cilën janë ftuar të bëhen pjesë me opinionet dhe sugjerimet e tyre”, shkruan Begaj.
Begaj siparin e takimeve e nisi me kreun e LZHK Dash Shehi e vijuar me Fatmir Mediun, Agron Dukën dhe Vangjel Dulen. Se çfarë kishin propozuar e deklaroi kreu Partisë Agrare.
“4 maj sepse me 9 zhvillohet samiti komunitetit politik”, u shpreh Agron Duka.
Pas 30 minuta takim në presidencë kreu PDIU Shpëtim Idrizi më shumë se sa një datë për zgjedhjet e vuri theksin tek realizimi votimit të diasporës.
Top Channel