Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, partia në pushtet VMRO DPMNE do t`i shohë si një test për opozitës.
“Nëse ne si Qeveri humbim, menjëherë do të kërkoj shpërbërjen e Parlamentit dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme, është shprehur kryeministri Hristian Mickoski. Zgjedhjet lokale që duhet të mbahen brenda më pak se 10 muajsh.
“Kjo Qeveri ka legjitimitetin që për katër vite t’ua japë qytetarëve atë që ka premtuar, por nëse duhet të shkojmë në zgjedhje dhe nëse ata mendojnë se duhet të bëhen zgjedhje, ne jemi gati të shkojmë që nesër.
“Nëse në zgjedhjet lokale marrim karton të kuq nga qytetarët, menjëherë shpallim zgjedhje të parakohshme parlamentare, por nëse fiton opozita le të riorganizohet më në fund”, theksoi ai.
Çështja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare u ngrit pasi lideri i LSDM-së në opozitë, Venko Filipçe nga foltorja e Kuvendit i bëri thirrje kryeministrit që të kthente mandatin me argumentin se nuk i ka përmbushur premtimet.
Një nga ngërçet me të cilat përballet ekzekutivi maqedonas është kushti kryesor për vazhdimin e negociatave me BE-në: Ndryshimi i Kushtetutës për përfshirjen e minoritetit bullgar në të. Deri më tani, ky proces është anashkaluar.
Qeveria në Shkup ka propozuar që edhe nëse i bënë ato, të jenë me zbatim të zgjatur, një ide kjo që është përjashtuar nga Bashkimi Evropian.
Top Channel