“Si është Martini?”/ Trajneri i U-15 rrëfen me lot në sy bisedën me Luisin: Nuk e di që shoku i tij ka ndërruar jetë!

19/11/2024 09:35

Egert Bakalli, trajneri i Dinamo U-15, ka rrëfyer detaje nga ngjarja e rëndë, ku 14-vjeçari Martin Cani u godit për vdekje me thikë ditën e djeshme.

Me lot në sy, Bakalli rrëfeu bisedën mes tij dhe Luis Meçja, i cili ndodhi në spital, pasi ka marrë disa goditje me thikë.

Në një intervistë për “Breaking” në “Top News”, ai tha se Luisi e pyeti si është gjendja shëndetësore e Martinit, për të cilin nuk e di se fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

E takova personalisht Lusin, e putha në ballë. Ai nuk di gjë për Martinin. Pyeti si është Martini. Luisi është jashtë rrezikut për jetën. Pardje kemi pasur ndeshje, Martini ishte i vetmi njeri që bënte për të qeshur ekipin. E donin të gjithë çunat. Martini nuk me kishte shprehur asnjë shqetësim. Nuk më kanë shprehur asnjë gjë.

Tani do shkoj direkt te shtëpia e Martini. Prindërit e Martinit i takova. Edhe prindërit e Luisit ishin në punë, ndërsa babi i Martinit ka qenë në Peqin, për çështje pune.

Ju fola djemve që të shmngin konflikte të tilla.”, u shpreh Bakalli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA