Si paraqitet gjendja shëndetësore e shokut të Martin Canit? Ka dëmtime të thella, thika i ka prekur shpretkën

19/11/2024 15:07

Gjendja shëndetësore e Luis Meçes 14 vjeçarit i cili mbeti i plagosur gjatë një konflikti fizik ndërmjet moshatarësh pranë shkollës 9 vjeçare Fan Noli ndodhet e jashtë rrezikut për jetën.

I shtruar  në katin e tretë në spitalin e Traumës, Luisi po i nënshtrohet terapisë së mjekëve. Sipas tyre 14 vjeçari ka marrë një plagë të thelle në gjoks  dhe ka  dëmtime të shpretkës si dhe disa plagë të sipërfaqësore.

Mjekët pohojnë se gjendja shëndetësore momentalisht është e stabilizuar  dhe në një moment te dyte do te diskutohet  nëse do te kryhet ose jo nje ndërhyrje kirurgjikale. Ndërsa në lidhje me 14 vjeçarin Martin Cani i cili fatkeqësisht humbi jetën, mjeket thonë se ka mbërritur rreth orës 13.27 te se hënës me plagë në pjesën e majte të hemitoraksit dhe dëmtim te muskulit të zemrës dhe të mushkërive.

Martini ka mbërritur  pa ndjenja ne spitalin e Traumës. Për afro 40 minuta ekipi i mjekeve është përpjekur për ta mbajtur ne jete por nuk ia kanë dalë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA