Prokurorët sfidojnë Trump-in! Kundërshtojnë anulimin e dënimit të presidentit për “paratë e heshtjes”

19/11/2024 22:49

Prokurori i qarkut të Manhatanit ka thënë se ishte dakord pajtohej për shtyrjen e dënimit të Donald Trumpit në rastin e njohur si “paratë e heshtjes”, por këmbëngul se dënimi për krim i presidentit të zgjedhur duhet të qëndrojë.

Në një letër drejtuar gjyqtarit Juan Merchan (Huan Merçwn), zyra e prokurorit të qarkut gjithashtu pranoi se Trumpi nuk ka gjasa të dënohet “deri në përfundim të mandatit të ardhshëm presidencial.

Të martën zyra e prokurorit të qarkut të Manhattanit njoftoi gjithashtu se presidenca e ardhshme e Trumpit nuk është arsye për të hequr dorë nga një çështje për të cilën ai tashmë ishte gjykuar.

Gjithçka sipas tyre mund të rihapet pasi të ketë mbaruar mandatin presidencial.

Zhvillimet përbëjnë një kthesë historike dhe të paprecedentë për fatin ligjor dhe politik të Trumpit.

Një vit më parë, republikani po përballej me katër aktakuza të veçanta. Tani, ndërsa ai përgatitet të rimarrë Shtëpinë e Bardhë, strategjia e avokatëve të Trumpit për t’i shtyrë të gjitha rastet ka rezultuar jashtëzakonisht e suksesshme, pasi dy çështje federale do të mbyllen: çështja e shtetit të Xhorxhas është në gjumë prej kohësh, teksa çështja e Nju Jorkut është gati të përfundojë pa një dënim.

Trumpi u dënua në maj për 34 akuza për falsifikimin e të dhënave të biznesit mbi pagesat e bëra nga avokatit i tij i atëhershëm Michael Cohen për të rimbursuar një pagesë prej 130,000 dollarësh për yllin e filmave për të rritur, Stormy Daniels për ta penguar atë të fliste për një aferë të supozuar përpara zgjedhjeve të 2016. Trump e ka mohuar aferën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA