Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka nisur hetimet për punonjësit e Entit Kombëtar të Banesave, ku janë lëshuar 8 masa arresti për tetë prej tyre, investigimit të emisionit “Fiks Fare”.
Konkretisht janë Enxhi Çelaj, Viola Mema, Vasil Karasaliu, Behare Luzi, Gëzim Sylaj, dhe detyrim paraqitjeje për Sokol Sylaj, Shyqyri Dema, Gazmend Panxha.
Në njoftim, SPAK sqaron se pas kontrolleve janë sekuestruar sendet e mëposhtme:
-2(dy) automjete BMW X6, dhe Volkswagen Passat.
-7(shtatë) aparate telefonash celularë.
-1(një) armë e dyshuar pistoletë sportive, me ngjyrë të zezë, me mbishkrim Col 9 mm A.K dhe “Bloë Magnum”, me krehër dhe 24 fishekë manovër.
-Dokumente të ndryshme.
Nga hetimet ekzistojnë dyshime se personat nën hetim kanë kërkuar dhe marrë përfitimin e parregullt të shumave monetare që variojnë nga 5 000 (pesë mijë) deri në 10 000 (dhjetë mijë) euro dhe si persona me funksione publike kanë ushtruar ndikimin e tyre të paligjshëm, për të mundësuar përfitimin e një banese sociale në Durrës.
Prokuroria e Posaçme falenderon redaksinë e emisionit investigativ “Fiks Fare”, në televizionin kombëtar “Top Channel” për bashkëpunimin e frytshëm dhe sensibilizimin e opinionit publik për këtë skeme të paligjshme dhe i fton qytetarët, gazetarët dhe median të denoncojnë në kohë reale në Prokurorinë e Posaçme, çdo veprim të paligjshëm apo akt korruptiv me të cilin mund të përballen.
Top Channel