Përkeqësimi i kushteve atmosferike, ndalohet lundrimi në Vlorë/ Ja kur pritet të përmirësohet situata

19/11/2024 18:11

Kushte të këqija atmosferike pritet të godasin qytetin e Vlorës në tre ditët në vijim.

Për këtë arsye, është marrë vendimi që të ndalohet pajisja me leje-nisje për mjetet e vogla lundruese të peshkimit nga mesdita e së mërkurës deri në pasditen e së shtunës, në mënyrë që të shmanget çdo situatë e papritur për shkak të kushteve atmosferike.

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 20-23.11.2024 duke filluar nga ora 12:00 datë 20.11.2024 në drejtimin Jug-Jugperëndim dhe Veri-Veriperëndim, në forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port  dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Është ndaluar pajisja me leje-nisje e mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit të cilat operojnë në det të hapur duke filluar nga ora 12:00 dt 20.11.2024. Mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit të marrin masa për sigurimin e tyre.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 18:00 të datës 23.11.2024.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA