Inside Story/ Video ekskluzive, ja gurët e çmuar që nxirren nga galeritë e Mirditës. Shqipëria nuk fiton asgjë Maxhoranca miraton me 75 vota buxhetin për vitin 2025 pas 23 orësh debat me opozitën në Parlament.
40 deputetë të opozitës votuan kundër, asnjë nuk abstenoi, ndërsa ngritën kartonat e kuq gjatë procesit
Seanca plenare maratonë prej dy ditësh është shoqëruar me përplasje mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës.
Pjesë e diskutimeve dhe përplasjeve të shoqëruara edhe me ofendime u bë edhe ngjarja e rëndë e ndodhur një ditë më parë, vrasja me thikë e 14-vjeçarit Martin Cani pas sherrit me bashkëmoshatarin.
Ndërsa po diskutohej projekt buxheti prej 8 miliardë eurosh, para Kuvendit po protestohej në tubimin e organizuar nga opozita.
Deputetët e opozitës dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quajnë këtë projekt buxhet “buxhet vjedhjeje”, i projektuar për një pakicë personash dhe jo për qytetarët e vendit.

Top Channel