Ka ndërruar jetë ditën e sotme në spitalin Nënë Tereza, shtetasi italian Cristiano Trapani, i cili ishte paraburgosur në IEVP Shkodër.

Shkak dyshohet të jetë bërë një arrest kardiak.

“Pacienti ishte shtruar më datë 28.10.2024 në Qendrën Spitalore të Burgjeve (QSB) me diagnozën: Limfadenopati për determinim. Gjatë qëndrimit në QSB, ai iu nënshtrua të gjitha ekzaminimeve laboratorike dhe imazherike të nevojshme. Pas konsultimeve me ekipin mjekësor, iu rekomandua ndërhyrje kirurgjikale për marrjen e biopsisë, e cila ishte planifikuar të kryhej në Spitalin Onkologjik”, njofton autoriteti i burgjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA