“Jeta ime bashkëshortore ka mbaruar me Metën”, Kryemadhi: S’ka më kthim pas, nuk i kam kërkuar takim

19/11/2024 18:01

Deputetja Monika Kryemadhi tha se nuk ka më kthim pas për marrëdhënien e saj me Ilir Metën.

Gjatë komunikimit për mediat pas seancës disa orëshe në Apelin e Posaçëm, ajo u shpreh se nuk ka kërkuar asnjë takim me të.

Kryemadhi: Unë nuk i kam kërkuar takim Ilir Metës, jeta ime bashkëshortore ka mbaruar, nuk ka kthim më pas, dua t’ju sqaroj që në marrëdhënie me fëmijët, janë të rritur janë të zotë të vetes s’kanë pse të bëjnë ndarje, përfshihen si çdokush tjetër, janë procese që do t’i përballojmë. do shihemi shumë shpejt se kemi informacione shumë të bukura, do të bëj disa kallëzime shumë të bukura për të gjithë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA