FOTO/ Ekzekutimi mafioz i djalit të ish-gjyqtarit të Krimeve të Rënda, mjeti “G-Class” i 28-vjeçarit mbërrin në ambientet e policisë
19/11/2024 11:04
Ekzekutimi mafioz i djalit të ish-gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Fran Prendi, ka tronditur kryeqytetin orët e vona të mesnatës së djeshme.
28-vjeçari Klaudio Prendi është qëlluar me plumb në kokë dhe në gjoks në mjetin e tij, ndërsa ndodhej në rrugën “Xhanfize Keko”. I riu ka humbur jetën në vend, ndërsa policia vijon hetimet dhe kërkimet për autorin ose autorët.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se mjeti i viktimës, një Mercedes G-Class, tashmë ndodhet në ambientet e policisë, për të vijuar më pas me procedurat, si provë materiale.
Nuk dihen ende arsyet apo shkaqet që kanë çuar në ekzekutimin mafioz të të riut, ndërsa hetimet vijojnë.
Top Channel