Fiks Fare/ “Drita ‘Skywell’ të bëjë 642 km”, Bashkia e Vlorës paracakton fituesin e tenderit 20 mln për makina elektrike?!

19/11/2024 20:41

Fiks Fare denoncoi një skandal me një procedurë prokurimi të bërë nga Bashkia e Vlorës, e cila dyshohet se paracaktoi fituesin për blerje makina elektrike.

Kjo bashki u dërgoi disa firmave një dokument “ftesë për ofertë”, ku kërkonte të studionte tregun. Por, në këtë dokument kjo bashki ka kërkuar edhe specifikime të sakta se çfarë kërkon, të dhëna që i ka vetëm një kompani në treg.

Redaksia e emisionit investigativ siguroi këtë dokument, të cilën e ka emërtuar “mbi marrjen e ofertave për ‘blerje makina elektrike’, sipas specifikimeve të kërkuara”. Kjo bashki ka kёrkuar edhe specifikime tё sakta. Bashkia shkruan se blerja ёshtё parashikuar sipas vendimit tё Kёshillit Bashkiak tё muajit mars 2024, ku parashikon njё fond 20 milionё lekё.

“Autoriteti kontraktor duhet tё kujdeset qё konsultimi tё jetё sa mё gjithpёrfshirёs dhe tё shmangё dhёnien e çdo informacioni preferencial, qё mund tё favorizojё operatorё tё caktuar nё pёrgatitjen e ofertёs pёr procedurёn e prokurimit” thuhet në këtë dokument. Bashkia shkruan se s’do tё favorizojё kompani, por vetё shkruan edhe specifikime tё sakta qё i ka vetёm njё kompani nё treg.

Nё tё njёjtin dokument, Bashkia e Vlorës shkruan se kёrkon një makine elektrike sipas kritereve të mëposhtme. Tё jetё mjet me 0 kilometra, i vitit 2024. Kapaciteti i baterisё 86, sistemi i rikuperimit të energjisë më pak se 30% dhe mjeti tё bёjё 642 kilometra. Koha e karikimit të shpejtë të baterisë 38 min dhe koha e karikimit të ngadaltë të baterisë 8 orë.

Mjetin e kёrkon edhe me gjatёsi, gjerёsi dhe lartёsi tё pёrcaktuara në milimetra. I gjatё 4700 mm (4.7 metra), i gjerё 1908 milimetra dhe i lartё 1696 mm. Pra tё dhёna tё sakta deri nё detaj!

Por, qershia mbi tortё janё pajisjet e sigurisё. Nё kёto dokumente, Bashkia e Vlorёs kёrkon qё dritat e pasme tё jenё me “logon Skywell”. Fiksi bёri njё vёzhgim dhe rezulton se “Skywell” ёshtё njё kompani kineze qё prodhon makina elektrike. Kjo kompani ka edhe koncesionarin nё Shqipёri, madje reklamon nё internet edhe specifikimet e kёtyre automjeteve.

Specifikimet e kёtyre mjeteve janё tё njёjta me ato tё shёnuara nё dokumentin e Bashkisё sё Vlorёs. “Kapaciteti i baterisё 86, sistemi i rikuperimit të energjisë më pak se 30% dhe mjeti tё bёjё 642 kilometra. Koha e karikimit të shpejtë të baterisë, 38 minuta dhe koha e karikimit të ngadaltë të baterisë 8 orë”. A tё jetё i paracaktuar i gjithё tenderi?!

Grupi i Fiks Fare shkoi në Bashkinё e Vlorёs, ku gazetarёt kёrkuan kryetaren e komisionit qё bёri specifikimet e tenderit. Nё dokument janё tre emra tё pёrbёrёsve tё komisionit, Natasha Rusha kryetare dhe me anёtare Merita Mema dhe Anjeza Shiko. Punonjёsit e bashkisë thanё se Natasha Rusha punon te Urbanistika, ndёrkohё qё ajo krahas punёs nё bashki ёshtё edhe drejtuese teknike e njё firme taksie nё qytetin e Vlorёs.

Fiksi shkoi te Urbanistika, por punonjёsit thanё se Natasha ёshtё nё terren dhe vonohet. Gazetarët i kërkuan punonjësve se shkojnë atje ku është kjo punonjëse, por punonjësit këmbëngulin se mund ta presin te Urbanistika. Fiksi e pret disa orë, por ajo nuk vjen!

Mё pas, grupi i Fiks Fare kontakton me titullarët e Bashkisë së Vlorës, duke u treguar edhe arsyen përse kishin shkuar në atë bashki. Pas disa orёsh, nёnkryetari i Bashkisё sё Vlorёs, Klevis Kasa, jep njё intervistё pёr Fiks Fare si person qё ka autorizuar kryetari pёr tё gjithё situatёn.

Ai thotё se pas konstatimit tё Fiksit, ka mbledhur punonjёsit dhe u ka kёrkuar informacion pёr tё verifikuar gjithё praktikёn. Pohon se makinat do tё pёrdoreshin pёr disa institucione, Policinë Bashkiake dhe Zyrën e Tatimeve, duke qenё se janё elektrike janё pёr mbrojtjen e ambientit. Shton se komisioni me 3 emra ёshtё ngritur duke qenё se dy prej tyre janё inxhiniere mekanike dhe tjetra financiere.

Nënkryetari thotë se specifikimet e sakta nuk janё aspak normale dhe ato duket se janё marrё “copy paste”. Shton se, ai si autoritet drejtues i bashkisё, ka ngritur grupin e punёs dhe do tё verifikojё nёse janё nga njё neglizhencё apo nga njё paramendim.

Fiksi e pyet nëse do të merren masa. Nënkryetari thotë se pas analizёs dhe verifikimit, do t’i njoftojnё zyrtarisht. Gazetarët e pyesin se, megjithё kёto kritere, tenderi duket se ka qenё i paracaktuar?! Përgjigjet se falenderon Fiksin pёr sinjalizimin dhe “ftesa pёr ofertё” ёshtё hapi i parё drejt tenderit, por nё kёtё situatё Bashkia ka qenё vetёm duke studiuar tregun dhe mё pas do tё shpallej nё Agjencinё e Prokurimit Publik. Në fund thotë se “ftesa për ofertë” do të rregullohet dhe do t’u dërgohet firmave me rregullimet përkatëse.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA