Çfarë ndodhi gjatë natës në Shkodër, i riu telefonon policinë: Qëlluan me armë drejt automjetit tim
19/11/2024 08:17
Mbrëmjen e djeshme, një person ka telefonuar policinë e Shkodrës dhe ka deklaruar se është qëlluar me armë në drejtim të automjetit të tij.
Policia njofton se shtetasi S.K, ka telefonuar në Sallën Operative duke deklaruar në vendin e quajtur Stom Golem, Shkodër, ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri i cili dyshon se është qëlluar në drejtim të automjetit në pronësi të tij.
Nga të shtënat, nuk pati dëme materiale në automjet.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Top Channel