Ish kryebashkiaku i Bogotas Erique Penalosa, ndodhet në Tiranë, për të prezantuar në shqip librin e tij :“Një qytet për të gjithë”.
Erion Veliaj e cilësoi Penalosën si frymëzim për shumë kryetarë bashkish në botë për të transformuar qytetet në hapësira më të jetueshme për qytetarët.
Veliaj bëri me dije se ekipi i Penalosas do ndihmojë në zbatimin e sistemit të ri të transportit në Tiranë.
“TransMilenio [sistemi i transportit në Bogota] ishte një mënyrë shumë kreative për qytetet që nuk e përballojnë dot koston e një metroje. Ne kemi marrë garantin më të madh dhe kredinë më të madhe mes KfW dhe BE për të prodhuar versionin tonë të TransMilenio-s. Duke qenë se nuk jemi ende në kushtet financiare që të përballojmë një metro, – të cilën do ta përballojmë kur të jemi në BE dhe të kemi akses në financa më të mëdha, – na duhet një zgjidhje e ndërmjetme. Frymëzimi se si TransMilenio sot është kopjuar ose përshtatur nga 300 qytete, besoj se është një lajm i mirë për vendimmarrjen që kemi marrë, por edhe për faktin se një pjesë e ekipit të Penalosas do të na ndihmojnë në këtë drejtim në Tiranë”.
Më herët, ish kryebashkiaku i Bogotas, Enrique Penalosa u nderua nga bashkia e Tiranës me Çelësin e Qytetit.
Top Channel