Në vijim të diskutimeve për projekt buxhetin 2025, përmes fakteve dhe shifra ish-zëvendës kryeministri socialist Erion Brace rrëzoi pretendimin e opozitës se bonusi dhjetorit dhe një tjetër në pranverë për pensionistët janë blerje vote.
“Në 2014 është dhënë bonus 3 mijë lekë për kryefamiljarët dhe 2 mijë lekë pensionistët e tjerë. Në 2016, 6 mijë lekë për kryefamiljarët dhe 2 mijë lekë për pensionistët. Në 2017, 3 mijë lekë për të gjithë, në vitin 2018, 5 mijë lekë për të gjithë, dhe 2022, 5 mijë lekë një herë, 6 mijë lekë herën e dytë, 8 mijë lekë herën e tretë, 3 mijë lekë herën e katërt… në 2023 5 mijë lekë për kryefamiljarët, 5 mijë lekë për pensionistët e tjerë dhe 5 mijë lekë për ata që kishin një invaliditet”, tha ai.
Sipas Erion Braces shuma totale e bonuseve për pensionistët nga tre qeveritë socialiste është me vlerë 540 milion euro.
“Skema që prezantoi kryeministri këtu natyrisht i jep shpresë atyre njerëzve që nuk mund t’i gënjejnë burra e gra, që dalin andej matanë dhe u thonë që do ua rrisim pensionet, por ne i paguajmë sigurimet mbi 40 mijë lekë, mashtrues ordinerë që duan të grabisin sa më shumë në kurriz të atyre njerëzve”, vijoi më tej.
Për subjektin e tij të preferuar njerëzit që punojnë tokën Erion Brace bëri këtë koment.
“Mua me vjen shumë mirë që keni nisur të flisni për bujqësinë, se kur flisja unë, ju thonit prapë me shalqinin merresh?! Shumë mirë që po flisni, por dëgjova një gënjeshtër të madhe, the çmimi i imputeve bujqësore është rritur me tre herë. Çmimet kanë rënë nuk janë më ato që ishin”, tha Braçe.
Top Channel