Apeli i Posaçëm la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Antikorrupsion për ish-gjyqtarin Ardian Hajdari.

Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Daniela Shirka (anëtare) dhe Florjan Kalaja (anëtar), sot më datë 18.11.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 44 akti, datë 23.07.2024 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesit/të pandehurit A.H., kundër vendimit nr. 4, datë 24.01.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.H. lidhur me veprën penale “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga neni 180 paragrafi i parë i Kodit Penal, për deklaratën e tatimit të thjeshtuar për periudhën tatimore 2012, dhe dënimin e tij me 4 (katër) muaj burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.H. lidhur me veprën penale “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga neni 180 paragrafi i parë i Kodit Penal, për deklaratën e tatimit të thjeshtuar për periudhën tatimore 2016, dhe dënimin e tij me 4 (katër) muaj burgim.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.H. lidhur me veprën penale “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga neni 180 paragrafi i parë i Kodit Penal, për deklaratën e tatimit të thjeshtuar për periudhën tatimore 2017, dhe deklaratat e TVSH-së për vitin 2017, si dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.H. lidhur me veprën penale “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga neni 180 paragrafi i parë i Kodit Penal, për deklaratën e tatimit të thjeshtuar për periudhën tatimore 2013-2015 dhe TVSH-së për periudhën 2014-2016, si dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

5. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.H. lidhur me veprën penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, lidhur me deklaratën e dorëzuar në ILDKPKI, më datë 12.07.2017, dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

6. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve në një të vetëm duke u dënuar përfundimisht i pandehuri A.H., me 1 (një) vit burgim;

7. Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin A.H., duke e vënë në provë për një periudhë kohe prej 2 (dy) vjetësh;

8. Urdhërohet i pandehuri A.H. t’i përgjigjet thirrjeve dhe kërkesave të Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës gjatë kohës së provës dhe të mos kryejë vepër tjetër penale.

9. Një kopje e vendimit i dërgohet Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë dhe Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës të vendbanimit të të pandehurit.

10. Shpenzimet gjatë fazës së hetimit dhe gjykimit i ngarkohen të pandehurit.

11. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga e nesërmja e marrjes e njoftimit të vendimit të arsyetuar.”

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

1. Prishjen e vendimit nr. 4, datë 24.01.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pikat 1 dhe 4, të dispozitivit të tij dhe pushimin e çështjes për këtë pjesë;

2. Lënien në fuqi të vendimit nr. 4, datë 24.01.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pikat 2, 3 dhe 5, të dispozitivit të tij;

3. Ndryshimin e vendimit nr. 4, datë 24.01.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në pikat 6 dhe 7 të dispozitivit të tij, si më poshtë:
– Në aplikim të nenit 55, paragrafi 3, të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve në një të vetëm, duke u dënuar përfundimisht i pandehuri A.H., me 6 (gjashtë) muaj burgim;
– Në aplikim të nenit 59, paragrafi 3, të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin A.H., duke e vënë në provë për një periudhë kohe prej 1 (një) viti;

4. Shpenzimet procedurale edhe të gjykimit në apel i ngarkohen apeluesit;

5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA