Tensione në Kuvend/ Opozita bllokon foltoren, ndërhyn Garda! Nuk lejojnë ministrin e Financave të flasë

18/11/2024 11:54

Opozita ka ndërhyrë nga vendi dhe ka bllokuar foltoren në momentin që ministri i Financave dhe Ekonomisë, Petrit Malaj ka marrë fjalën në Kuvend.

Pas tensioneve është dashur ndërhyrja e Gardës.

Ministri Malaj: Ditë e rëndësishme për qeverinë Rama…

Bardhi-ministri Malaj: I paaftë!

Kuvendi nisi sot diskutimet dy ditore për Projektbuxhetin e vitit 2025.

Ligjvënësit pritet ta votojnë buxhetin në parim në fund të ditës së martë, ndërsa opozita ka organizuar protestë kundër miratimit të buxhetit prej 8 miliardë eurosh.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka kërkuar mbështetësve të pengojnë miratimin e projekt buxhetit të cilin e quan “buxheti i vjedhjeve”.

Projekt buxheti po diskutohet prej javësh në komisionet parlamentare, ku nuk kanë munguar përplasjet mes anëtarëve të opozitës dhe mazhorancës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA