Pamje nga vendngjarja/ Detaje të reja nga sherri me thika që i mori jetën 14-vjeçarit te “Fan Noli”, gjithçka nisi në rrjetet sociale

18/11/2024 15:45

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin, ku një 14-vjeçar ka ndërruar jetë pas një sherri me thika me dy bashkëmoshatarë të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, me adoleshentët që janë përleshur pas përfundimit të mësimit.

Dyshohet se konflikti ka ndodhur për shkak të një përplasjeje në rrjetet sociale, ku janë përfshirë dy grupe adoleshentësh.

Mësohet se viktima nuk ishte nga shkolla “Fan Noli” dhe se nga konflikti i lënë në rrjetet sociale, të rinjtë janë përleshur më pas, gjë që solli dhe ngjarjen fatale.

14-vjeçari me inicialet L. M. Që ka marrë goditje në gjoks, ndodhet në gjendje shëndetësore stabël, ndërsa 14-vjeçari M. C., i cili mori goditje në zemër ka ndërruar jetë.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel, shihen njolla gjaku pranë shkollës, aty ku dyshohet se një nga adoleshentët ka lëvizur nga vendi i konfliktit në kërkim të ndihmës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA