27/12 21:44
Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit që të marrë masa nëse do të ndërpritet edhe një herë tjetër fjala në foltore.
Ai u shpreh se kushdo që do të bllokojë foltoren apo ulërijë nga vendi duhet sanksionuar me kalim në votim.
Rama: Pas ndërprerjes së fjalës, kushdoqoftë që mere fjalën duhet të marrë përgjigje me kalim në votim, kjo lloj praktike nuk mund të legalizohet dhe të vazhdojë më tutje, Parlamenti është vendi ku çdo njeri thotë atë që mendon, spostimi fizik nga karriget drejt folësve dhe ulërimat nga vendi duhen sanksionuar me kalim në votim.
Top Channel