Miratimi i 8 miliardë eurove për 2025-ën/ Noka në Kuvend: Ky është buxheti i fundit që do të miratoni

18/11/2024 11:07

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka u shpreh gjatë fjalës në foltoren e Kuvendit që ky do të jetë buxheti i fundit që do të miratojë maxhoranca.

Ai theksoi se shqiptarët do ta kundërshtojnë me votë maxhorancënm ndërsa ironizoi fjalën e kryeministrit Edi Rama.

Noka: Kur isha i ri shihja pleniumet e parisë suaj, ka neveri më të madhe se kjo që pamë sot. Tha gënjeshtra, u trefishua buxheti. U tall me pensionistët dhe ju duartrokitët. Instituti i Sigurimeve Shoqërore paralajmëron rritje të inflacionit. Gënjeu, 50 mijë lekë ka qenë bonusi dhe rrogë të 13 në kohën e Berishës. Ku i ka ky rrogën e 13 për administratën?

Foli për bonusin e bebeve kur 60 përqind e bebeve lindin sot jashtë vendit. Tha i keni lënë rrugët rrugëve, kur që nga 2014 ka ndërtuar vetëm 20 km autostradë ka inauguruar, edhe atë me çmime 10-fish më të larta. Mbetja e pariciklueshme ka vetëm rrugën e largimit vitin tjetër, sepse ky është buxheti i fundit që do të keni mundësi të miratoni, nuk do të keni më mundësi të miratoni buxhet se buxhet hajdutërie shqiptarët do e refuzojnë me votë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA