Me 51 mijë euro të fshehura në trup tentoi të kalojë kufirin, nis hetimi në gjendje të lirë për 40-vjeçarin

18/11/2024 14:03

Një 40-vjeçar po hetohetnë gjendje të lirë, pasi nuk deklaroi një shumë të konsiderueshme parash në kufi.

Shtetasi me iniciale J. M., banues në Tiranë, tentoi të kalonte në Portin e Durrësit 51 220 euro.

Paratë ai i kishte fshehur në trup dhe po tentonte t’I nxirte nga vendi ynë.

Shuma e eurove u sekuestrua nga Policia, në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA